Policia mohon të jetë penguar nga KFOR-i në Leposaviq

Më datë:

Sot është raportuar se ushtarët e KFOR-it, kanë ndaluar njësinë speciale për të shkuar në Leposaviq.

Megjithatë, në Policinë e Kosovës thonë se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it, se të gjitha njësitet policore të planifikuara dhe të caktuara në detyrë zyrtare, janë duke kryer detyrat e tyre në terren.

Ndërkohë, është raportuar se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”, në hyrje të Leposaviqit dhe njësitet e policisë deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.

Madje për këtë vendim flitet se është njoftuar edhe kryeministri Kurti. /KosovaPress/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...

Afati skadon në mesnatë, kriza politike e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen...

Avokati i Veliajt ngre kërkesë për transparencë në procesin gjyqësor

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon seanca...

Studimi i ri: Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Suplementi me vaj peshku nuk është i mirë për...