Opsioni më i fundit në WhatsApp, lançohet Channels

Më datë:

WhatsApp ka prezantuar një mënyrë të re për të marrë njoftime nga njerëz apo organizata që i intereson përdoruesit. WhatsApp Channels lejon përdoruesit të ndjekin privatisht kanale dhe të anëtarësohen për të marrë lajmet më të fundit.

Por ndryshe nga ç’ndodh me bisedat që janë qëllimi kryesor  i platformës, me Channels nuk është e mundur shkëmbimi i mesazheve. Në postimin e shpërndarë në Facebook, Marck Zuckerberg ka njoftuar se opsioni “do të jetë fillimisht i përdorshëm në Singapor e Kolumbi, por do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë përgjatë vitit”.

Përditësimi është i ngjashëm me Telegram Channels që lejon administratorët të dërgojnë njoftime tek personat që kanë zgjedhur t’i marrin.

Platforma gjithashtu ku bërë me dije se do të sjellë emoji të animuara, sërish një ide e ngjashme me Telegram.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Albin Kurti: Pa marrëveshje për president, vendi shkon në zgjedhje të përsëritura

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar të mërkurën se Kosova...

Laborator droge në Shkodër, dy të rinj në pranga, një tjetër në kërkim

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në...

Grupi i trafikantëve shiste kokainë e kanabis pranë shkollave në Tiranë, zbardhen emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër të...