17.5 C
Tirana

​Kurti: Vendosja e sundimit të ligjit në veri është e domosdoshme

Më datë:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme për “një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”.

Ai ka pritur në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot dhe zëvendësambasadorin gjerman, Matthias Conrad.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në këtë takim, Kurti dhe diplomatët ndërkombëtarë janë pajtuar për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës në tri komunat veriore të vendit.

“U pajtuan për rëndësinë jetike të de-eskalimit të situatës. Kryeministri i njoftoi për profesionalizmin e lartë dhe integritetin e padiskutueshëm të Policisë së Kosovës në menaxhimin e situatës pa asnjë gabim apo defekt.

Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se është theksuar nevoja për zbatimin e plotë, të shpejtë dhe pa kushte, të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...