15.5 C
Tirana

Kina nis misionin hapësinor me njerëz

Më datë:

Kina planifikon të nisë misionin e saj të ardhshëm hapësinor me njerëz.

Anija kozmike ”Shenzhou 16” është planifikuar të ngrihet nga aeroporti hapësinor ”Jiuquan”, në Kinën Veriperëndimore, nga stacioni hapësinor tashmë plotësisht funksional ”Tiangong” (Pallati Qiellor), njoftoi agjencia hapësinore e Kinës.

Ekuipazhi i anijes përbëhet nga tre taikonautë.

Misioni i tyre hapësinor pritet të zgjasë rreth pesë muaj.

Stacioni hapësinor ”Tiangong” mbështet ambiciet e Kinës për t’u bërë një fuqi hapësinore dhe për të arritur hapin me vendet kryesore hapësinore SHBA dhe Rusinë.

Pekini ka një program ambicioz hapësinor, jo vetëm për hir të prestigjit kombëtar, por edhe për të marrë një rol udhëheqës të teknologjisë globale, në fund të fundit për të sfiduar SHBA.

Misione të mëtejshme në Hënë dhe Mars janë planifikuar në një afat të mesëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...