SHBA, arrin në 22 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Më datë:

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA është rritur në 22, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në Washington.

ABC News raportoi se tre persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi i ri i njohur si Covid-19 në shtetin Washington, duke e çuar numrin e të vdekurve në shtet në 19.

Një pacient i moshës 80-vjeçare vdiq në Grant County, Washington, pasi u diagnostikua me Covid-19 të enjten, njoftuan zyrtarët shëndetësorë.

Derisa dy vdekje janë regjistruar në Florida dhe një në Kaliforni, më shumë se 500 persona janë diagnostikuar me virusin në SHBA.

Ndërkohë, shteti federal Oregon shpalli gjendje të jashtëzakonshme të dielën, pas Kalifornisë dhe New Yorkut.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), numri i përgjithshëm i vdekjeve është rreth 3.800 me mbi 110.000 raste të konfirmuara. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Revania Tradicionale, e Ëmbël me Petë

Është një ndër delikatesat më të mrekullueshme shqiptare. E lehtë,...

Piramida e Keopsit mund të jetë mbi 25-mijë vjeçare

Piramida e Keopsit mund të jetë ndërtuar mbi 25...

WhatsApp sjell funksionin e ri “flluska njoftimesh” në Android

WhatsApp, aplikacioni në pronësi të kompanisë Meta, po vazhdon...

Avokati i Metës kundërshton masën në sallën e gjyqit

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një dalje...