Emergjenca e koronavirusit, ja urdhërat që ndalojnë shkollat. Gjobë kush nuk hyn në karantinë

Më datë:

Mënjehërë pas mbledhjes së qeverisë kanë bërë publike urdhërat që kufizojnë disa veprimtari si masë paraprake për ndalimin e epidemisë së koronavirusit

1 Urdhëri i parë është për mbylljen e shkollave për dy javë.
2 Mbyllja e ktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca deri më 3 Prill.
3 Anullimin e tubimeve massive në vendet të mbyllura apo të hapura si koncerte tubime dhe dëgjësa publike deri më 3 Prill
4 Në ambjentet e shërbimeve të urgjencës mjekësore në institucionet e kujdesit shëndetësor ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe.ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore
5 Në ambjentet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë të tille vjen nga Drejtoria e Spitalit
6 Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zonat e izoluara në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID19
7 Strukturat shëndetësore të sigurojnë mbikqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali.
8 Moszbatimi I këtij urdhëri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona të izoluara në Itali, është i dënueshëm sipas dispozitat e nenit 35 te ligjit 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infective. Ky ligj parashikon gjoba nga 10 mijë lekë deri në 100 milionë lekë.

9 Ndalimin e eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Republika e Shqipërisë deri në një urdhër të dytë
10 Eksporti i banrave dhe pajisjeve mjekësore do të kryhet vetëm me autorizim të posacëm të Ministrit të Shëndetësisë
11 Agjensia kombëtare e Barnave dhe pajisjeve mjekësore të ndërmarrë të gjitha veprimet në bashkëpunim me doganat.FOTO GALERI4/5

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 1.jpeg

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ligji për bastet sportive, Malaj: Kërkohet ende punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga...

Erdogan bën apel për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri thirrje të mërkurën...

Strategjia 2026-27 për arsimin, prezantim nga Kumbaro: Fokus në ndërkombëtarizim

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro: Do të hapim Liceun Francez...