Berisha: Nga rritja e çmimeve çdo shqiptar ka humbur një rrogë

Më datë:

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Sali Berisha, prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Këlcyrë, Arjan Kasaj.

Në fjalën e tij, Berisha vuri në dukje se 14 maji është një datë e rëndësishme.

“Më 14 maj ju votoni për Arjan Kasajn, njërit nga bijtë tuaj më të shquar, një demokrat i vendosur, një intelektual i çmuar, një qytetar i përkushtuar, i cili do shkrijë energjitë e tij për t’u shërbyer juve. Do përdorë me transparencën më të madhe çdo qindarkë të taksave tuaja, do rendë në katër anët për të sjellë fondet dhe për të transformuar këtë qytet të bukur me një pozicion mahnitës panoramik”, tha ai

Berisha foli për rritjen e çmimeve, ku sipas tij çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime.

“Nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka shpenzuar më shumë për ushqime 430 mijë lekë, sipas ekonomistëve të pavarur. Pra, çdo shqiptar ka humbur një rrogë më shumë vetëm në ushqime. Çdo pensionist ka humbur dy pensione. Edhe në vende të tjera u rritën çmime, por qeveritë e tjera ua kthyen paratë qytetarëve të mbledhura nga rritja e çmimeve. Kosova rriti me 100 euro pensionet, 100 euro u dha studentëve, 120 euro u dha rrogëtarëve. Kurse ky, paratë që mblodhi, 520 milionë euro nga rritja e çmimeve, i ndau për lukset e veta dhe klientelën e tij”, tha ai

Po ashtu, Berisha tha se Rama urdhëroi mercenarët e tij të shkelin ligjin dhe të emërojnë kryetarin e koalicionit

“Edi Ramën e e ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit. Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës. Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...

Afati skadon në mesnatë, kriza politike e çon Kosovën drejt zgjedhjeve

Të martën në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen...

Avokati i Veliajt ngre kërkesë për transparencë në procesin gjyqësor

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon seanca...

Studimi i ri: Suplementet me vaj peshku nuk janë të dobishme për të gjithë

Suplementi me vaj peshku nuk është i mirë për...