Macron: Reforma e pensioneve e bën Francën më e fortë

Më datë:

Një vit pas rizgjedhjes së tij dhe mes muajsh protestash të ashpra për reformën e tij jopopullore të pensioneve, presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë një vlerësim pozitiv për performancën e tij.

‘’Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, janë krijuar 1.7 milionë vende pune, papunësia është ulur në një nivel historikisht të ulët’’ theksoi Macron në një intervistë.

‘’Me investime të mëdha në industrinë farmaceutike dhe kimike, për shembull, riindustrializimi i Francës po çohet përpara dhe synimi është punësimi i plotë’’, shtoi  ai.

“Çështja e pensioneve është pjesë e një axhende për të forcuar Francën. Rritja e moshës së pensionit do të thotë të punosh më shumë dhe të prodhosh më shumë pasuri për vendin. Është një luftë për çdo individ, është e vërtetë dhe e di, por është e dobishme për komunitetin”, theksoi Macron.

‘’Jemi të vetëdijshëm se reforma, e cila e sjell moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, nuk është pritur mirë, por duhet të veprojë për të mirën e vendit’’

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...

Rama pret sërish në Kryeministri ambasadoren e SHBA-ve në Greqi

Siç mund ta shihni edhe në video, kryeministri Edi...

Shiste kokainë dhe kanabis në Dhërmi, arrestohet 36-vjeçari

Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në...

ATHINË – Të shtëna me armë në zyrat e sigurimeve

Një incident me armë zjarri ndodhi sot në orën...