10.5 C
Tirana

25 000 dollarë për një kilogram… meteor?

Më datë:

Shumica e meteoritëve që mbërrijnë nga hapësira dhe i mbijetojnë kalimit të atmosferës përfundojnë duke rënë në ujërat e oqeaneve. Kjo ndodh për një arsye shumë të thjeshtë: në Tokë, uji zë një sipërfaqe shumë më të madhe se ajo e zënë nga toka e thatë.

Ndonjëherë ndodh që këto objekte që bien nga qielli të përfundojnë në kontinente. Ashtu si ditët e fundit, kur një meteorit ra në pyjet e Maine (Shtetet e Bashkuara). Dhe as që do të kishte bërë një bujë të tillë, veçse… kushdo që gjen një pjesë të saj mund të shpërblehej pa masë.

Muzeu i Mineraleve dhe Gemave të Maine, në fakt, shpreson të marrë në dorë fragmentet e këtij objekti që i mbijetoi kalimit nëpër atmosferën e Tokës dhe ka shpallur një shpërblim prej 25 000 dollarësh për ata që dorëzojnë një pjesë që peshon të paktën një kilogram.

Jo vetëm kaq: TV amerikan CNN raporton se parashikohet një shpërblim nga muzeu edhe për ata që gjejnë dhe dorëzojnë copa më pak se një kilogram.

Në vitin 2016, muzeu bëri një ofertë të ngjashme pas një përplasjeje meteori. NASA thotë se rënia e këtij meteori është ndjekur nga radari i saj i pranishëm në atë territor dhe ka nxjerrë një hartë (më poshtë) e cila tregon zonën ku mund të gjendeshin mbetjet e meteorit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Izbicës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Muhamet Alidemajn...

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta

Partia Demokratike zhvillon sot, 2 shkurt, mbledhjen e grupit...

Mazniku: Nesër Kuvendi vendos të ketë vetëm 1 kryetar për Komisionin e “Territoriales”

Është mbledhur këtë të hënë Komisioni Posaçëm Parlamentar për...

Shkaktoi aksident me vdekje, AMP arreston efektivin e policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në...