11.5 C
Tirana

Llogaritë offshore të Kryemadhit, Rama: Drejtësia të nisë urgjent hetimin

Më datë:

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që drejtësia e re të nisë hetimin për çështjen e llogarive offshore të Monika Kryemadhit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas, Rama u shpreh se drejtësia e re duhet ta adresojë këtë çështje me urgjencë.

“Këto rublat paskan qenë shejtan i madh, na kanë marrë shokë e shoqe në qafë, por përtej asaj që komentojmë ne, BB nuk hyn këtu, drejtësia e re duhet t’i japi përgjigje kësaj, pasi kjo është një çështje e një urgjence të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne jemi vend i NATO-së dhe kjo përzierje me konto e me offshore e me lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të partive që këtu duan të sjellin lirinë është problem shumë i madh të cilin drejtësia e re duhet ta adresojë më urgjencë”, tha Rama.

Kryeministri tha se kjo është punë “peshkaqenësh” që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe në proceset e zgjedhjeve.

“E kuptoj që janë me rëndësi edhe arkat me peshk që mund të përdoren për të gatuar edhe arkat me peshk nuk duhen marrë dhe duhen dënuar, por kjo nuk është më punë ‘peshqish’ por punë ‘peshkaqenësh’ që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe që kanë hyrë në proceset e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate ‘peshkaqene’. Me këtë duhet merret drejtësia”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...