15.5 C
Tirana

Këlliçi: Ulje të taksave për biznesin

Më datë:

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijoi turin e takimeve me qytetarët, duke prezantuar planin e tij për zbutjen e kostos së jetesës.

Këlliçi u ndal në zonën e Kombinatit, ku prezantoi për qytetarët angazhimin për ta bërë transportin publik falas. Ai shpjegoi si do të realizohet ky shërbim, i cili ka kosto financiare vetëm 6.8% të buxhetit vjetor të bashkisë Tiranë.

“18 milionë euro në vit shkon kjo punë, nga të cilat bashkia aktuale 1.5 milionë euro i paguan. Me 16.5 milionë euro paguhen 140 mijë bileta në ditë, që i paguajnë në Tiranë. Buxheti i bashkisë Tiranës është 240 milionë euro. Është si një familje. Si me pas një rrogë 240 mijë lekëshe dhe paguan 16 mijë lekë për këtë shërbim. Vetëm se në këtë rast, përfitojnë 200 mijë veta në ditë”-tha Këlliçi.

Këlliçi paraqiti edhe planin për uljen dhe heqjen e disa taksave dhe tarifave vendore.

“Për biznesin e vogël edhe të mesëm do përgjysmojmë dy tarifat, hapësirën publike dhe gjelbërimin, pastrimin, dhe do heqim dhe taksën e infrastrukturës arsimore, do e bëjmë zero” -u shpreh Belind Këlliçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...

Berisha fton qytetarët në protesta: Fuqizim dhe rrëzim i Ramës në fokus

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve...