13.5 C
Tirana

​Thaçi flet pa betim sot para trupit gjykues në Hagë

Më datë:

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të flasë pa betim sot para trupit gjykues në Hagë. Kjo është bërë e ditur nga mbrojtja e tij gjatë seancës së sotme.

Deklarimi i Thaçit pritet te bëhet në përfundim të paraqitjes së fjalës hyrëse të ekipit të tij mbrojtës.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po prezantohen deklaratat hapëse nga ekipet mbrojtëse.

I pari që ka filluar është avokati i Thaçit, Gregory Kehoe i cili ka folur për jetën e të akuzuarit gjatë viteve 1998-1999.

Gjatë paraqitjes së provave në të cilat synon të mbështetet, Kehoe ka folur edhe për luftën në Kosovë, masakrat serbe dhe dëbimet që u bëheshin shqiptarëve atë kohë.

Ndër te tjera, janë lëshuar video deklarime e intervista të Thaçit ku bënte thirrje për bashkëjetesë midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe ku deklaronte që Kosova është multietnike.

Sipas ekipit mbrojtës politika e Thaçit ishte e kundërt me atë që ZPS po synon të paraqesë.

Kjo është dita e dytë e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në galerinë për publikun, përveç gazetarëve ndodhen edhe familjarët e të akuzuarve.

Me t’u ngritur perdja në sallë, Thaçi dhe Selimi janë parë duke përshëndetur me dorë familjarët e tyre qe ndodheshin lartë në galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...

Berisha fton qytetarët në protesta: Fuqizim dhe rrëzim i Ramës në fokus

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve...

Autori kapet në Unazën e Madhe me drogë dhe armë, arrestohet nga policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e...

Pas sherrit për pronën, 93-vjeçari plagos kushëririn me kallashnikov

Zbardhen identitetet e autorit të ngjarjes në Gjirokastër, ku...