5.5 C
Tirana

Rama prezanton drejtuesen e re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të drejtueses së re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Në ceremoninë e mbajtur pranë institucionit të SHISH, merrnin pjesë edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja si dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

“Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.

Vlora Hyseni vjen në këtë post pas largimit të Helidon Bendos i cili ishte emëruar në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit në datën 5 nëntor 2018.

Ajo u propozua nga kryeministri Rama, i cili ka theksuar se “përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...