13.5 C
Tirana

Deputeti Tritan Shehu denoncon ndotjen e Vjosës: Park kombëtar?!

Më datë:

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen alarmante që sipas tij është sot shtrati i lumit Vjosë.

Teksa ka publikuar disa foto në rrjetin social ‘Facebook’ Shehu thekson se krimi dhe korrupsioni, kanë rrethuar Vjosën nga plehrat, ndërkohë që është shpallur park kombëtar.

Ndërkohë, dje vetëm 30 metra larg Vjosës u zbulua një vend depozitim i plehrave.

REAGIMI I SHEHUT
Krim e korrupsion, Vjosa e rrethuar nga plehrat, e mbytur ne fece!
“Parku Kombetar” ky!!
Me “kerkese” te kryebashkiakeve rilindas te Qarkut, firme te Deputetes-Ministre te Ambientit po ndodh.
Nga Permeti, Kelcyra ne Memaliaj, nga Libohova, Dropulli, Gjrokastara ne Tepelene e njejta gjendje
Dje “ zbulohet” edhe depozitimi i plehrave te Tepelenes, vetem 30 m larg Vjoses.
Njelloj si per bashkite e tjera te atij Qarku, me “kerkese” e “leje”!
Ujrat e zeza ne Vjose, plehrat e mbeturinat me „ kerkese e licence“, shoqerojne shtratin e saj.
Kjo “kerkese” e bashkive e ky “licensim” nga Ministria e Ambjenit eshte krim ambjental, ne kundershtim me ligjin ne teresi, e jo me per nje “Park Kombetar”!

Eshte dhe nje krim ndaj shendetit per ata banore.
Nje “vrasje” e turizmit nga Deputetja-Ministre edhe e Turizmit, qe “licenson”!
Per me teper keto depozitime jane ne gjendje katastrofale administrimi e mirembajtje.
Sepse edhe fondet per kete “avullojne”!
Korrupsion ky!
Nderkaq “Parku Kombetar” i Vjoses se mrekullueshme mbushet me pleherat e dekompozimet e tyre, me fecet e te gjithe Qarkut.
Dhe te gjitha institucionet e kontrollit ne Qark, Prefekture e te Ministres Deputete bejne sikur nuk shohin e as nuhasin!
Ndoshta kane humbur shqisat nga Covid!
Por mire keta, nuk i dihet cfare „fije” i lidhin me kete krim ambjental e shendetesor..
Por prokuroria e Qarkut, Policia e atyshme ku jane, pse nuk reagojne?!
Apo edhe ata kane kaluar “Covid”, nuk shikojne e ndjejne asgje?!
Apo nuk dine ligjet e pergjegjesite e tyre…?!
Apo akoma me keq…?!
Dikush duhet te pergjigjet tashme!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...