16.5 C
Tirana

Alibeaj: Ligji i Dosjeve u djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit

Më datë:

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të kryetarit të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha, në lidhje me akuzat se, Partia Demokratike po bashkëpunon me mazhorancën për ligjin e dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj thekson se, akuzat e Berishës janë shpifje të politikës së vjetër.

Ai thekson se, ligji i dosjeve u djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.

“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë t’ja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për Ligjin e Dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që për vite me radhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren. Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët”, shkruan Alibeaj.

Po ashtu, Alibeaj e konsideron domosdoshmëri për shoqërinë shqiptarë hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivlerësuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë”, shkruan Alibeaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Ballkani Perëndimor nuk po kërkon lëmoshë, por po ofron vlerë dhe rezultate

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij hapëse në...

Shkarje dheu dhe përmbytje nga reshjet në disa zona në Korçë, evakuime në Sovjan

Reshjet e dendura të këtyre ditëve, veçanërisht gjatë 24...

Rama: Tarifat roaming me BE-në përfundojnë në 2026

Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve të Samitit...

Komisionerja Kos: Duhet të bëhet realitet afrimi ekonomik i rajonit me BE-në

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos u...