10.5 C
Tirana

Balla: Ligji për dosjet, PS i shtrin dorën për bashkëpunim opozitës

Më datë:

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët deklaroi se socialistët janë të hapur për të diskutuar me opozitën për ligjin për ‘Dosjet’.

Ai tha se janë në prag të përmbylljes së një marrëveshje mes palëve për të arritur të një ligj i gjithëpranuar.

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar.

Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë.

Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar.”, tha Balla.

Mes të tjerash Balla komentoi dhe situatën në PD, duke shtuar; “Që PD është e shpartalluar, se them dot unë. Njoh për opozitë në Kuvendin e Shqipërisë, ose pakicë në gjuhën parlamentare grupin parlamentar të PD.

Ky është grupi më i madh parlamentar. Ka një rregull në demokraci, kundërshtarin nuk e zgjedh dot.”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Denoncim PD: Fabrikë municionesh fshehtas në Kodër Babrru nga kompania “KAYO”

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast që lidhet...

Protesta e PD-së, Policia nuk merr përsipër mbarëvajtjen e tubimit: Kufizohet qarkullimi në disa akse

Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat në...

Hapet tenderi 90 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë

Hekurudha Shqiptare njoftoi pak ditë më parë çeljen e...

Reshje bore dhe temperatura të ulëta, ribllokohet nga ortekët Qafë Thorja

Mëngjesin e sotëm në zonën e tuneleve në Qafë...