Berisha denoncon: Organizata kriminale me në krye Ramën

Më datë:

Sali Berisha ka denoncuar sot nga foltorja e Kuvendit vjedhjen e energjisë, duke bërë përgjegjës qeverinë.

Ai tha se “banda kriminale që drejton energjinë”, çdo verë zbraz digat duke shituar me 30-40 euro kilovatin e energjinë sekserëve të tyre, dhe ata më pas e rishesin në tregun rajonal dhe europian me pesëfishin e këtij çmimi, duke ndarë më pas paratë.

“ Këtu kanë sjellë dhe diskutohet për një ligj për energji, ata të cilët e kanë shndërruar energjinë, kaskadën, në një mallkim për ju dhe e kanë realizuar këtë vetëm e vetëm duke vjedhur.

Sjellin këtu një ligj qesharak ku zotohen se pas kaq vitesh do arrijnë një 54% të rinovueshme të energjisë…

Po ju edhe gjuhën e përdorni për të vjedhur Damian, edhe foljet i vendosni sipas xhepit. Dy vitet e fundit HEC private kanë prodhuar 58% të prodhimit të përgjithshëm.

Organizata kriminale që drejton energjinë, çdo verë ka zbraz digat duke shituar me 30-40 euro energjinë sekserëve të tyre, dhe këta e rishesin në tregun rajonal dhe europian me 5-fishin dhe paratë o ndajnë me këta që shihni pas meje, me në krye Ramën.

Vjedhje dhe vetëm vjedhje”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...