17.5 C
Tirana

Blinken: Përgëzojmë marrëveshjen e arritur Kosovë- Serbi me ndërmjetësimin e BE-së

Më datë:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mirëpriti pajtueshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së tyre të 27 shkurtit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

”Përgëzojmë presidentin e Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Përmbushja e obligimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për pajtim, do të sigurojë mundësi domethënëse për popujt e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratën e publikuar nga DASH.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit në ndjekje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore. Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, thekson deklarata.

”Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, përfundon deklarata e Depatamentit Amerikan të Shtetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...