13.5 C
Tirana

Margariti-Zhupës: E kishit trashëgiminë kulturore si plaçkë të vjetër

Më datë:

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministren e Kulturës Elva Margariti.

Duke iu përgjigjur deputetes, ministrja e Kulturës theksoi me ironi se përpjekja më e arrirë që ka bërë opozita për trashëgiminë kulturore është lënia në harresë dhe duke mos bërë investime.

“Trashëgimia kulturore kërkon jo vetëm dhembshuri dhe atdhedashuri por kërkon vizion.

Kjo juve ju mungon sepse edhe një trashëgimi kulturore si partia juaj, e privatizuar.

Jo vetëm që nuk frymëzon por vetëm paralajmëron. Kur nuk ke asnjë ofertë moderne për elektoratin.

Ne e gjetëm sektorin e trashëgimisë kulturore si një mbetje të kohës së komunizmit dhe krijimtaria juaj vetëm kur kuptuar se mund të bënit lokale pranë tyre dhe mendoj se përpjekja më e arrirë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore ishte lënia në harresë.

Kjo është merita më e madhe.

E kuptuat trashëgiminë kulturore si një plaçkë të vjedhur dhe sot e quani fatkeqësi faktin që po investohet në të re.

Qasja jonë është pro krijimit dhe modelit që e çojnë përpara.

Nuk mund të jap shembullin e identitetit atyre që identitetin e kanë humbur.“, tha Margariti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...