13.5 C
Tirana

Spiropali: Të lirohet menjëherë, padrejtësitë duhet të adresohen

Më datë:

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi sot në Kuvend se, ka kërkuar që dje që nëna lehonë, e cila është burgosur në Shkodër, të lirohet menjëherë.

Pas reagimeve nga deputetët e opozitës mbi këtë çështje, Spiropali tha se, nuk priti ditën e Kuvendit për të bërë politikë, por reagoi dje për çështjen.

“Kam kërkuar që Diana Bahçja duhet liruar menjëherë. Gjykatësi që ka marrë kërkesën duhet ta lirojë sot, jo nesër. Dhe unë se kuptoj se, cili prokuror apo gjykatës arreston, kërkon ndërrimin e gjobës me burgim për një nënë lehonë. Këtë nuk e kuptoj dhe nuk e kupton asnjë nga ne”, tha ajo.

Spiropali theksoi se, duhet që institucionet si Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, por edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të përshpejtojnë procedurat dhe të bëjnë të mundur që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijës së saj.

“Këtu fillon dhe mbaron gjithçka. Nuk e kemi lënë për në seancë për të bërë politikë. Unë kam folur me avokatin e gruas, jam në komunikim të vazhdueshëm. Kjo kërkesë është bërë. Gjykatësi duhet ta lirojë dhe më pas institucionet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë një analizë për padrejtësitë sistemike, jo vetëm për rastin. Është e qartë se gratë dënohen më shumë, mbahen më gjatë në burg, ndërkohë burra që mund të jenë dhe të dhunshëm mund të ushtrojnë dhunë dhe mund t’i marrin jetën grave dalin nga burgu apo për ta merret masë më e lehtë sigurie”, tha Spiropali.

Sipas saj, “kjo padrejtësi sistemike duhet të adresohet dhe nuk adresohet me propagandë por me ligje, me kontroll parlamentar dhe me ndërgjegje të prokurorëve dhe gjykatësve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...