13.5 C
Tirana

Kjo lule mund të zgjasë 75 vjet

Më datë:

Nëse jeni duke kërkuar mënyra të reja për të dekoruar shtëpinë tuaj, ne ju sjellim një lule të bukur pranverore që me siguri do të tërheqë vëmendjen tuaj.

Emri i kësaj lule është amarillis. Vjen nga rajoni tropikal i Amerikës dhe mbillet nga fillimi i nëntorit deri në shkurt, dhe lulëzon në maj dhe qershor.

Ka gjethe të gjata dhe një kërcell të ngurtë të drejtë që mban lule të mrekullueshme.

Lulet e kësaj bime tërheqëse mund të gjenden në ngjyrë vjollcë, portokalli, të kuqe, të bardhë, si dhe në një variant me dy ngjyra, dhe një larmi e tillë e bën këtë bimë shumë tërheqëse.

Vendi ideal për të mbajtur këtë bimë është një ballkon. Një vend me hije dhe gjysmë hije i përshtatet bimës zbukuruese, të paktën gjatë lulëzimit. Do të lulëzojë në diellin më të fortë pa ndonjë problem.

Në fazën e fjetjes, rekomandohet të futni amarillis në një dhomë të ftohtë dhe të errët, derisa lulet e para të dalin përsëri.

Sa i përket ujitjes, amarillis ka shumë nevojë për ujë, andaj duhet të ujitet sa më shpesh. Në ditët e verës dhe në temperatura më të larta, amarillis ujitet deri në disa herë në ditë.

Kjo lule në vetvete mund të zgjasë deri në 75 vjet, dhe disa specie kanë petale deri në gjashtë centimetra.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...