Kinë, numri i të vdekurve nga koronavirusi shkon në 3.072

Më datë:

Numri i të vdekurve nga epidemia e koronavirusit në Kinë u rrit në 3.072 të shtunën, njoftoi Komisionit Kombëtar i Shëndetësisë (AA).

Autoritetet bënë të ditur se 28 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, ndërsa u zbuluan 99 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.651.

Të paktën 22.177 persona aktualisht janë nën kujdes mjekësor, kurse numri i pacientëve të liruar ka arritur në 55,404.

Më herët u njoftua se 16 spitalet e improvizuara të ngritura në provincën Hubei, epiqendra e epidemisë, do të mbyllen gradualisht për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm.

I zbuluar për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor, virusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, është përhapur në më shumë se 80 vende.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi ka marrë jetën e rreth 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë vetë.

OBSH, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...