0.5 C
Tirana

Begaj pret delegacionin e Grupit të Miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim  delegacionin e grupit të miqësisë të Parlamentit të Koresë së Jugut.

Gjatë takimit, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë politik mes dy vendeve.

Begaj shprehu besimin se kjo vizitë do të kontribuonte që të forcohej më tej ky bashkëpunim, veçanërisht ai ekonomik por edhe në fushën e arsimit, shkencës dhe shëndetësisë.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe kontributi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si anëtare jo e përhershme, për paqen dhe sigurinë në Gadishullin Korean por edhe në nivel global, veçanërisht pas agresionit ushtarak brutal të Rusisë ndaj Ukrainës.

Kreu i shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Koreja e Jugut i ka dhënë Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...