15.5 C
Tirana

NASA zbulon praninë e akullit në unazat e asteroidit

Më datë:

Teleskopi James Webb i NASA-s ka mundur të regjistrojë pamje të pabesueshme të një asteroidi me unazë që  ndodhet më shumë se 2 miliardë milje larg planetit tonë. Chariklo është një centaur, një trup qiellor hibrid që duket si asteroid, por sillet si kometë, ka një diametër prej 250 km dhe unazat e tij orbitojnë në një largësi prej 400 km prej tij.

Chariklo është pikasur që në vitin 1977, por tërhoqi vëmendjen e astronomëve kur kaloi përpara një ylli të largët dhe u vu re se kishte dy unaza të ngushta e të dendura. Kështu u njoh si  rupi i pestë qiellor me këtë veçori, së bashku me Saturnin, Jupiterin, Uranin dhe Neptunin.

Ekipi i astronomëve provoi një metodë të re për të parë Chariklo, me të cilën mundën të shihnin qartazi unazat  e tij dhe vërtetuan saktësinë e vëzhgimit të tyre. Mendohet se përbërja e unazave është një kombinim i atomeve të ujit të akullt dhe materies së errët.

Cilësia e spektrit të Webb zbuloi për herë të parë praninë e akullit kristalor. Duke qenë se atomet me energji të lartë shndërrojnë akullin nga gjendja kristalore në amorfe, vërejtja e akullit kristalor tregon që sistemi i Chariklo kalon vazhdimisht mikro-përplasje që ose ekspozojnë këtë material ose nxisin procesin e kristalizimit”,  shpjeguan shkencëtarët.

Sipas tyre, pjesa më e madhe e dritës së reflektuar vjen nga vetë Chariklo. Zona e vëzhguar e unazës mendohet të jetë vetëm një e pesta e trupit qiellor

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...