17.5 C
Tirana

Kuotat lumit Drin dhe Mat janë në nivel normal

Më datë:

Teksa vendi ynë prej ditësh u përfshi nga reshje të dendura shiu që në disa zona sollën edhe përmbytje, Emergjencat Civile në Lezhë kanë bërë një përshkrim të situatës në terren në këtë qark.

Fatmirësisht nga raportimet, mësohet se në territorin e Lezhës nuk ka pasur reshje shiu gjatë natës, ndërsa kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal. Aktualisht rreth 20 ha tokë bujqësore ngelet ende e përmbytur.

SITUATA NË QARKUN LEZHË
Në territorin e Qarkut Lezhë, gjatë natës deri tani, nuk ka patur rreshje shiu.
Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.
Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin nuk raportohen probleme.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 20 ha.
Në total si qark kemi rreth 20 ha tokë bujqësore të përmbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, nuk raportohen probleme.
Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.
Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një...