Pampuri: PD s’ka asnjë lidhje me lobimet ruse, agjenti u pagua

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të zyrtarit të lartë të FBI, McGongial.

“Dje shqiptarët mësuan se fill pas zgjedhjeve të vitit 2017, Edi Rama me ndërmjetësimin e Agron Nezës dhe Dorian Duçkës komisionoi agjentin e FBI Charles McGonigal për të ngritur çështje kundër Partisë Demokratike dhe rivalit politik të Ramës, Lulzim Basha.

Përpjekja e Ramës që me para kesh, me dëshmi të rreme dhe kontrata të paligjshme biznesi të lidhte Partinë Demokratike me Rusinë iu kthye atij në bumerang.

Njeriu që i pagoi agjentit McGonigal 225 mijë dollar kesh, Agron Neza, është njëkohësisht pronari i kompanisë që kaloi fondet ruse për agjentin e FBI.

Pas 5 viteve fushatë, qytetarët mësuan se as PD dhe as ndonjë drejtues i saj s’kanë asnjë lidhje nga akuzat e gatuara në zyrën e Edi Ramës.

Shqiptarët e panë e zeza mbi të bardhë provën e lidhjes së Ramës në SHBA dhe Evropë.

Të nisin hetimet pa humbur kohë. Vetë kryeministri është përpjekur të korruptojë agjentin e FBI.”- tha Pampuri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mungesa e avokatëve shtyn seancën në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut

Është shtyrë seanca për Artan Tafanin dhe të bashkëpandehurit...

Vranë e dëbuan shqiptarë, aktakuzë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë...

Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq...

Berisha: Të frymëzuar nga Skënderbeu, vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot...