19.5 C
Tirana

Moti i keq, Kushi: Pezullohet mësimi në 56 shkolla

Më datë:

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi deklaroi sot se për shkak të motit të keq është pezulluar mësimi në 56 shkolla të vendit.

Kushi tha se, mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP.

Ajo informon se ky vendim është marrë për sigurinë e nxënësve deri në përmirësim të situatës.

Ministrja në reagimin e saj në rrjetet sociale informon se, “të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi”.

Ministrja ka falenderuar të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe ka theksuar se do të angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet.

Mësimi është ndërprerë në shkollat e mëposhtme:

  1. Shkolla 9-vjeçare “Perlat”, Hamallaj,
  2. Shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, Durrës,
  3. Shkolla 9-vjeçare “Fshati Rinia”, Durrës,
  4. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
  5. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
  6. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
  7. Shkolla 9-vjecare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
  8. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
  9. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
  10. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
  11. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
  12. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
  13. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
  14. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
  15. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
  16. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult,
  17. Shkolla Fillore “Azem Hajdari”, Fierzë,
  18. Shkolla 9-vjeçare në Lugun e Zi, Tropojë e Vjetër,
  19. Shkolla Mesme e Bashkuar “Oso Dauti”, Llugaj,
  20. Shkolla 9-vjeçare ” Kolec Mekshaj”, Tale,
  21. Shkolla 9-vjeçare “Grykë Lumi”, Shënkoll,
  22. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka”, Shënkoll,
  23. Shkolla 9-vjeçare Marash Gjoni”, Rrilë,
  24. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Zejmen”, Zejmen,
  25. Shkolla 9-vjeçare “Spiten”, Zejmen,
  26. Shkolla 9-vjeçare “Tresh”, Zejmen,
  27. Shkolla 9-vjeçare “Pllanë”, Zejmen,
  28. Shkolla 9-vjeçare (jopublike) “Effata”, Pllanë,
  29. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Frank Bardhi”, Kallmet,
  30. Shkolla 9-vjeçare “Rrabosht”, Kallmet,
  31. Shkolla 9-vjeçare jopublike “Shën Eufemia”, Kallmet,
  32. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndoc Gjetja”, Ishull Lezhë,
  33. Shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”Shëngjin,
  34. Shkolla 9-vjeçare “Fran Ivanaj”, Ishull Shëngjin,
  35. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Kalivaç”, Ungrej,
  36. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ungrej”, Ungrej,
  37. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë,
  38. Shkolla 9-vjeçare “Beselidhja”, Lezhë,
  39. Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Fishta”, Lezhë,
  40. Shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Lezhë,
  41. Shkolla 9-vjeçare “Nënë Tereza”, Lezhë,
  42. Shkolla e mesme profesionale ‘Kolin Gjoka”, Lezhë,
  43. Gjimnazi “Hydajet Lezha”, Lezhë,
  44. Shkolla e Mesme Jopublike “Rrogacionistet”, Lezhë,
  45. Shkolla jopublike “Academi Center”, Lezhë,
  46. Shkolla jopublike 9-vjecare “At Shtjefen Gjecovi”, Lezhë,
  47. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Karl Gega”, Balldren,
  48. Shkolla 9-vjeçare “Torovicë”, Balldren,
  49. Shkolla 9-vjeçare Kakarriq”, Balldren,
  50. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Pjetër Zarishti”, Blinisht,
  51. Shkolla 9-vjeçare “Troshan”, Blinisht,
  52. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndre Mjeda”, Dajç,
  53. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Gjovalin Gjadri”, Gjadër,
  54. Shkolla 9-vjeçare “Mark Rrozhani”, Mabë,
  55. Shkolla 9-vjeçare “Manati”, Kolsh,
  56. Shkolla 9-vjeçare “Barbullojë e Re”, Kolsh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...