21.5 C
Tirana

Grupet e mbështetura nga Irani dërgojnë në Idlib edhe 400 terroristë të tjerë

Më datë:

Terroristët e huaj të mbështetur nga Irani, të cilët kanë dërguar 400 elementë përforcuese në radhët e regjimit të Bashar Al-Asadit në Idlib, mbërritën në rajon me furgonë në mënyrë që të mos shënjestrohen nga dronët e armatosur pa pilot (SIHA) të Turqisë.

Grupet me mbështetje iraniane që janë në pozicionin e forcës tokësore të regjimit të Asadit i cili ka marrë goditje të rënda nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se për të forcuar dhe për të kompensuar humbjet në radhët e regjimit, ditë më parë ata kanë sjellë nëpërmjet Irakut rreth 400 elementë terroristë në qytetin Deir ez-Zor të Sirisë.

Elementët terroristë të cilët kanë përfunduar trajnimin ushtarak në Iran dhe janë nën urdhrat e Gardës Revolucionare të Iranit, mbërritën dje në vijën e frontit të Idlibit nga rajoni Deir ez-Zor.

Burimet kanë theksuar se elementët terroristë janë dërguar në vijën e frontit Saraqib në jug të Idlibit me furgonë në vend të mjeteve ushtarake me qëllimin që të mos vendosen nën objektivin e dronëve (SIHA) të Turqisë.

Edhe muajin e kaluar janë dërguar përforcime

Bëhet e ditur se grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane edhe muajin e kaluar kanë dërguar në Idlib përmes Irakut më shumë se 400 terroristë të huaj.

Grupet në fjalë kanë humbur qindra elmentë të tyre që luftojnë në radhët e regjimit në rajonin e deeskalimit në Idlib ndërsa trupat e pjesëtarëve të tyre të vrarë i dërgojnë në Irak përmes rajonit Deir ez-Zor.

Prania e grupeve të mbështetura nga Irani në Siri

Grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane, tregojnë prani intensive në qytetin Deir ez-zor që ndodhet në kufi me Irakun.

Grupet terroriste me origjinë iraniane, irakiane, libaneze, afgane dhe pakistaneze komandohen nga anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit.

Aktualisht në radhët e regjimit në Idlib dhe periferinë e Halepit luftojnë elementët ushtarakë të përbërë nga Garda Revolucionare e Iranit, Brigada Quds, Lëvizja Nujeba, Brigada Bakir, Brigada 104 dhe forcat Gays të lidhur me Firqa 4.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...