12.5 C
Tirana

Protesta të dhunshme në Paris pas vrasjes së aktivistëve

Më datë:

Pesë oficerë policie u plagosën në përleshjet me kurdët pas të shtënave në Paris që vranë tre aktivistë kurdë, raportoi BFMTV, duke cituar një burim të autoriteteve policore.

“Përfaqësuesit kurdë filluan të hedhin përzierje ndezëse në drejtim të zbatimit të ligjit. Pesë oficerë policie u plagosën dhe një u arrestua,” raportoi media franceze.

Të premten, një burrë 69-vjeçar hapi zjarr në një rrugë pranë një qendre kulturore kurde në rrethin e 10-të të Parisit, ndërsa ai është ndaluar dhe nuk dihen motivet e tij.

Sipas raportimeve të fundit, nga të shtënat kanë mbetur të vrarë tre persona, dy prej viktimave janë në gjendje kritike dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë.

Viktimat, dy burra dhe një grua, i përkisnin komunitetit kurd në Paris, tha Këshilli Demokratik Kurd në Francë, ndërsa Pokuroria e Parisit hapi një hetim për vrasjet e qëllimshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PEKIN – Xi: SHBA të jetë e kujdesshme në furnizimin e Tajvanit me armë

Presidenti kinez, Xi Jinping i tha homologut të tij...

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, katër persona të plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth...

Apeli i GJKKO vendos për Ervina Gjanën në dosjen e tenderave të AKSHI

Apeli i GJKKO ka pranuar pjesërish kërkesën e zyrtares...

Itali: Katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbin jetën nga monoksidi i karbonit

Tragjik ishte fundi për një familje shqiptare, ku 4...