22.5 C
Tirana

Temperaturat deri në -48C, autostrada dhe fluturime të bllokuara, 12 viktima.

Më datë:

Gati 1.5 milionë familje amerikane janë pa energji elektrike, mijëra anulime fluturimesh, mbyllje autostradash dhe përplasje fatale.

Ky është bilanci katastrofik si pasojë e një stuhie dimërore me intensitet të rrallë që goditi Shtetet e Bashkuara dje.

Ndërkohë deri më tani raportohet për 12 viktima.

Kjo stuhi dimërore e “përmasave historike”, sipas Shërbimit Amerikan të Motit (NWS), solli reshje të konsiderueshme dëbore, erëra të forta ngrirëse dhe temperatura që në disa vende arritën deri në -48 gradë Celsius, të afta për ta kthyer ujin e vluar në pikëza akulli në një çast.

Dje, paralajmërime emergjente dhe thirrje për të qenë të kujdesshëm ishin lëshuar për më shumë se 240 milionë njerëz, 70% e amerikanëve.

Fenomeni ka shkaktuar kaos trafiku teksa miliona amerikanë mbushin autostradat dhe aeroportet për festat e fundvitit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...