17.5 C
Tirana

Durrës/ Tetë shoferë në pranga, 56 patenta të pezulluara

Më datë:

Policia Rrugor e Durrësit ka shtuar kontrollet në terren, ndërkohë që tetë shoferë janë vënë në pranga. Po ashtu, mësohet se 56 patenta janë pezulluar.

NJOFTIMI I POLICISË

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar në total, 56 leje drejtimi, nga të cilat 48 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 8 leje të tjera, për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit ose për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti takon ministrin francez për Evropën, diskutojnë për çështjet e sigurisë

Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, dje...

SHBA – Rutte mirëpret sanksionet e Trump ndaj kompanive ruse të naftës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte mirëpriti dje...

Zbardhet dinamika e vrasjes së dy të rinjve në Durrës, katër të arrestuar për moskallëzim krimi

Policia e Durrësit njoftoi sot se është zbardhur dinamika...

Berisha: Po shtypet pluralizmi politik, parlamenti ka dalë jashtë çdo konteksti

Partia Demokratike në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer (KAS),...