19.5 C
Tirana

A Ju ndihmon Mjalti Në Menaxhimin e Kolesterolit Dhe Sheqerit Në Gjak?

Më datë:

Mjalti ka mjaft vlera nga të cilat një organizëm mund të përfitojë vitaminat, mineralet, probiotikët, aminoacidet, enzimat dhe shpesh mund ta gjeni si përbërës tek kurat natyrale. E kjo jo më kot! Për shekuj me rradhë përfitimet e tij janë njohur në të gjithë botën.

E megjithatë, duke qenë se përmban sheqer, shpesh rekomandohet të mos konsumohet nga ata individë që duhet të shmangin sheqerin. Por a është kjo këshillë gjithmonë e saktë?

Çfarë zbulon studimi rreth përfitmeve nga konsumi i mjaltit?

Në një studim të ri nga Universiteti i Torontos, rezultoi se konsumi i mjaltit mund t’i ndihmojë njerëzit të menaxhojnë nivelet e larta të kolesterolit ose sheqerit në gjak.

Studiuesit thanë se përfitimet shëndetësore të mjaltit janë aq të fuqishme saqë statusi i tij si një produkt me sheqer ndoshta duhet të rishikohet.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se konsumi i mjaltit lidhet me uljen e glukozës në gjak tak diabetikët.

Studimi tregoi gjithashtu se ai përmirësoi shëndetin e zemrës, duke ulur nivelet e larta të kolesterolit dhe të triglicerideve.

Përfitimet e mjaltit ishin shumë të dukshme kur mjalti vinte nga një burim i vetëm lulesh, veçanërisht tërfili.

Përfitimet ishin edhe më të dukshme për mjaltin e papërpunuar, krahasuar me mjaltin e përpunuar.

Sipas studiuesëve nëse jeni duke përdorur sheqer në tryezë, shurup ose ëmbëlsues tjetër, ndërrimi i tyre me mjaltë mund të ulë rrezikun e këtyre sëmundjeve. Por nëse jeni duke ndjekur një regjim të rreptë pa sheqerna atëhere ndiqeni atë sipas këshillave të mjekut tuaj.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...