13.5 C
Tirana

Berisha mesazh në ditën e Pavarësisë së vendit

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një video të postuar në TikTok ditën e sotme ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë teksa ka tëhën se Pavarësia e vendit është festa e të gjitha festave të shqiptarëve.

Berisha shtoi se vendi po përballet me një problem shumë të madh, që i cili sipas tij është “regjimi i politikave që ndjek me antireformat që realizon dhe me plaçkitjet që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike”, që sipas tij po largojnë shqiptarët.

Deklarata e plotë:

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi.

Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të Shqipëtarëve.

Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit.

Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë!

Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi.

Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët!

Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori.

Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë!

@prof.dr.saliberisha

Të dashur miqtë e mi, Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë! #sb

♬ original sound – Sali Berisha

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...