Begaj: Dhuna ndaj grave dhe vajzave, krim dhe shkelje themelore e të drejtave të njeriut

Më datë:

Presidenti i Republikës Bajram Begaj deklaron se dhuna ndaj grave dhe vajzave është krim dhe shkelje themelore e të drejtave të njeriut dhe se secili prej nesh individualisht duhet të kontribuojë për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe ta çojnë përpara atë.

Presidenti Begaj e ka dhënë mesazhin në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ndërsa bota shënon “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”.

MESAZHI I PRESIDENTIT BEGAJ
Në Shqipëri, dhuna ndaj grave dhe vajzave është një plagë e rëndë e shoqërisë dhe një barrë e madhe që mban peng jo vetëm të ardhmen e tyre, por edhe përparimin e shoqërisë në tërësi.

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është krim dhe shkelje themelore e të drejtave të njeriut.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ndërsa bota shënon “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” vlen të përmendet se dhuna është pengesë për sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë.

Na takon ne si shoqëri, çdo institucioni shtetëror dhe mekanizmi përgjegjës të raportojë rastet e dhunës dhe t’i ndëshkojë ato. Secili prej nesh individualisht duhet të kontribuojë për të parandaluar dhunën dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat që të jenë pjesë aktive e shoqërisë dhe ta çojnë përpara atë.

Begaj Fb

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lehtësim për transportin urban, miratohet subvencioni i karburantit

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka dhënë miratimin për një...

Rritja e çmimeve të karburanteve, biznesi kërkon politika fiskale lehtësuese

Biznesi paralajmëron se rritja e vazhdueshme e çmimeve të...

Sali Berisha thirrje për protestë masive: “Do jetë më e fuqishmja”

“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni...

Tiranë: Goditet aktiviteti i Call Center-ave, aksion i SPAK dhe francezëve

Një aksion policor është zhvillua në zonën pranë “Sami...