15.5 C
Tirana

Këlliçi: Do shihni çudira gjatë gjykimit!

Më datë:

Teksa sot duhet të mbahej një seancë gjyqësore pas padisë së deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi për disa policë, që sipas tij është dhunuar gjatë shembjes së teatrit Kombëtar, gjyqi është shtyrë.

Shkak mësohet se është bërë mungesa e një prej të pandehurve.

Këlliçi gjatë fjalës së tij para mediave tha se natën ku u shemb teatri, është dhunuar nga punonjës policie vetëm se po mbronte një pronë që ishte trashëgimi kulturore.

Ai tha se kësaj çështje do i shkojë deri në fund.

“Natën kur u shemb teatri, jemi marrë forcërisht nga policia, e drejtuar në atë kohë nga Sandër Lleshaj.

Policë që nuk kuptoheshin se ça ishin, jemi dhunuar. Unë atë natë u mora dhunshëm, u dërgova në komisariat në Kombinat, pse po mbroja teatrin Kombëtar.

Kam kryer analizat mjeko-ligjore, dhe eksperti ka konstatuar dëme ndaj personit tim.

Unë i kam thënë fjalën artistëve, aktivistëve, se do i shkoja çështjes deri në fund.

Do të shkojmë në gjyq me ata policë, për të vërtetuar dhunën ndaj meje, Ata policë që kanë ushtruar dhunë atë natë, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Sot u shty seanca për në muajin dhjetor, pasi mungonte një prej të pandehurve.

Do shihni çudira gjatë këtij procesi. Do i shkoj deri në fund kësaj çështje.

Nuk është vetëm Belindi.

Skam qenë i vetëm atë natë në qeli. Inkurajoj çdo qytetar, që sa herë i shkelen të drejtat, të mos stepen dhe mos të kenë frikë.”, tha Këlliçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...