Në një dalje për mediat Kovaçi tha se pavarësisht tërheqjes nga bojkoti, nesër do të mblidhen para Politeknikut në orën 11:00 për të vijuar një tjetër protestë.
“Tani më 9 javë nga dërgimi i peticionit, 7 javë protesta dhe 3 javë bojkot të procesit mësimor me synim të reagimit, përshkallëzimi i hapave të ndjekura erdhi si rrjedhojë e indiferentizmit.
E kemi fjalën për ministrinë dhe institucionet. Parlamenti dhe politika u nxit dhe e bëri këtë çështje të ditës. Qeveria bëri zgjidhje kozmetike. Është bërë pak për universitetin.
Flitet shumë dhe bëhet pak për universitetet. Ndaj nesh pati intimidime dhe shantazhe.
Vazhdimin e protestave të gjitha proceset demokratike, përfshirë protestat kombëtare periodike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor,, duke përmbushur detyrimin akademik, atë të mësimit për studentët.
Ne vazhdojmë të kërkojmë kërkesat tona.
Vendosëm që nesër në 8 nëntor do të mbajmë protestën e radhës në orën 11 para Politeknikut.
Një pjesë e rektoratit mendoi se nuk ishte koha e përshtatshme për bojkot. Presioni erdhi që nga kryeministri.
Dua të denoncoj faktin se vetëm 3 universitete kanë premtuar që do të financojnë 8%.
Ne dua 30%. Në Shkodër është miratuar 2%, pasi s’ka asnjë shans që të bëjë rritjen 8%.
Bojkoti i sezonit të provimeve është një variant i mundshëm i bojkotimit të mësimit në sezonin e shkurtit.”, tha ai.


