16.5 C
Tirana

Rama: Ne po paguajmë 80% të faturës së energjisë elektrike

Më datë:

Ndërkohë që Qeveria do të marrë një vendim nga e hëna për rritjen ose jo të çmimit të energjisë elektrike për ata që konsumojnë mbi 800 kwh, kryeministri Rama këmbënguli sërish se ekzekutivi do të paguajë 80% të faturës për familjet dhe biznesin e vogël.

Sipas tij vetëm 20% e faturës së energjisë paguhet nga konsumatorët, teksa nuk tha asnjë fjalë për ndryshimet në llogaritjen e energjisë që ka nisur nga fillimi i këtij muaji.

“Deri sot megjithëse është bërë gjithmonë  e më e vështirë ne kemi mbrojtur familjet dhe biznesin e vogël. në faturën e energjisë elektrike që ju vjen nëpër shtëpi, ju keni edhe një fashë të kuqe që u shpjegon për çmimin, por duhet ta dini që keni një çmim që është 20% të çmimit real.

80% e paguan buxheti i shtetit me vendim të prerë të qeverisë për të mos e transferuar krizë te familjet. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin e vogël.

Nëse ne do mbronim çmimin e familjeve por jo të biznesit të vogël, rritja e çmimit të energjisë për to, do të përkthehej në transferim të kostos te produktet që ju blini”, tha Rama.

Sipas tij “Jemi në luftë dhe nëse thonë se i shërbej dikujt tjetër, nuk di çfarë të them. Jemi në luftë, pasi qëllimi kryesor që e ka nxitur Putin të nise ofensivën ndaj Ukrainës, nuk është për të marrë ca copa toke por për të gjunjëzuar Perëndimin.

Ky është qëllimi i luftës dhe për ta bërë këtë bombat bien në Ukrainë, vrasjet, palët por ndërkohë ne jemi duke vuajtur pasoja. Energjia është e kthyer në armë dhe tjetra është inflacioni i luftës. Këto janë armët që po përdor Putin.

Rusia ka futur në një situatë të vështirë gjithë shtetet, ne nuk i shmangim dot pasi duhet të dalim në treg për të importuar. Ne nuk mund të prodhojmë dot gjithë nevojat tona energjetike.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...