“Po hetojmë dosje të nxehta”, Kraja: Kemi pasur presione dhe kërcënime

Më datë:

Kreu i SPAK Arben Kraja konfirmoi për mediat se gjyqtarë dhe prokurorë të sistemit të ri të drejtësisë, janë kërcënuar, pasi ata po hetojnë dosje shumë të nxehta.

I pyetur nga gazetarët rreth lajmeve se disa prokurorë të SPAK dhe gjyqtarë të GJKKO-së janë kërcënuar kohët e fundit, kraja theksoi se këta prokurorë dhe gjyqtarë janë duke hetuar dosje shumë të nxehta, mes tyre dhe të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë, dhe normalisht që ka patur kërcënime.

Pyetje: Keni nisur ndonjë hetim në lidhje me informacione që po qarkullojnë se anëtarët e GJKKO ndihen të kërcënuar nga vendimet?

Kraja: Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK po trajtojnë çështje shumë të vështira, dhe në këtë kuadër ka pasur edhe kërcënime edhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë mbrojtje nga policia. Nuk është detyrë e SPAK të bëjë verifikime të tilla.

Ndërkohë Kraja theksoi se shumë dosje janë gati në përfundim të hetimeve pasi prokurorët e SPAK po punojnë çdo ditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shabani-Tarran, diskutohet e drejta për të votuar përtej vendbanimit

Avokati i Popullit, Endri Shabani priti në një takim...

Demo pret Ingrid MacDonald: Bashkëpunim me OKB për forcimin e pushtetit vendor

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, priti...

Kosovë, masa të përkohshme për parandalimin e rritjes së çmimeve

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për masat e...

Rriten çmimet e biletave ajrore nga kriza e karburanteve, dilema për prenotimet verore

Çmimet e biletave ajrore po shënojnë rritje të ndjeshme...