23.5 C
Tirana

Ligji për “despiunizimin”, Balla: Kemi dakordësi me PD për disa propozime

Më datë:

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për media lidhur me ligjin për “despiunizimin”.

Balla ka bërë me dije se ka një dakordësi me PD në disa pika, ndërsa përsëriti qëndrimin se edhe ata që janë vlerësuar nga komisionet e mëparshme, duhet të vlerësohen sërish në dritën e fakteve të reja.

“Ne kemi shprehur dakordësinë tonë me propozimin e PD për deklasifikimin e dosjeve. Pra ndryshimi që vjen në ligjin për informacion të klasifikuar për këtë pjesë të paketës së despiunizimit.

Në të njëjtin moment kanë ardhur edhe ndryshime të tjera nga drejtoria përkatëse. Duhet përmbyllur aspekti procedural në punën e komisioni ligjor.

Dakordësia jonë është dhe besoj që edhe për sa i përket ndryshimit që ne kemi propozuar, që zhbën pengesën që kishte deri tani, vlerësimi nga ana e autoritetit të kujtdo që hyn në juridiksionin e ligjit për t’u vlerësuar, edhe pse është vlerësuar nga komisionet më parë, duhet vlerësuar nën dritën e fakteve të reja që kanë dalë.

Unë mbështes edhe propozimin e shpalljes së monumente të kujtesës së burgjeve Tepelenës, Spaçit etj”, tha Balla.

Balla u ndal edhe tek Avokati i Popullit, për të cilin PD nuk ka ende një propozim. Ai shprehu keqardhje që janë shkelur afatet kushtetuese, duke shprehur rëndësinë e këtij institucioni.

“Është keqardhje e madhe që ne kemi shkelur disa afate kushtetuese dhe mbani mend që se sa bërtiste oppozita kur kishte vonesa në plotësimin e vakancave në shumë instucione të drejtësisë. Keqardhje që grupi i PD që i takon propozimi për avokatin e popullit, ende nuk ka një pozicion të qartë për një kandidaturë. Avokati në detyrë qëndron përtej mandatit. Mos të harrojmë rëndësinë që ka si një organ kushtetues”, tha Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...