Shpërthimi në urë, Rusia do të vijojë të furnizojë trupat në Ukrainën jugore me korridoret detare e tokësore

Më datë:

Trupat ruse në Ukrainën jugore do të furnizohen nëpërmjet korridorit detar dhe atij tokësor pas shpërthimit të së shtunës në urën Kerç. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në vend.

Kujtojmë se ushtria ruse e ka përdorur gjerësisht urën për të rifurnizuar forcat e saj në Kherson dhe Zaporizhzhia. Është e paqartë se për sa kohë do të jenë jashtë funksionit urat rrugore dhe hekurudhore nëpër ngushticën e Kerçit.

Ministria tha në kanalin e saj Telegram: “Sigurimi i grupit rus të trupave të përfshirë në operacionin ushtarak special në drejtimet operacionale Nikolaev-Krivoy Rog dhe Zaporozhye [ukrainas: Mykolaiv – Kryvyi Rih – Zaporizhzhia] kryhet vazhdimisht në tërësi përgjatë korridori tokësor dhe pjesërisht transporti detar”.

Ndërkohë, Ukraina ka rimarrë territorin në jug. Kievi po ecën me sukses në fushatën për të rimarrë pjesë të Ukrainës jugore dhe lindore që Rusia pushtoi në javët e para të luftës.

Deri më tani, ushtria ukrainase ka rimarrë 2,400 kilometra katrorë territor në rajonin Kherson në jug të vendit “që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Avokatja e 21-vjeçares: ndaj gjinekologut ka akuza që përsëriten prej dekadash

Avokatja Refxhei Tola, e cila përfaqëson 21-vjeçaren që ka...

Incident në Sarandë, burrë 42-vjeçar goditet në gjoks me thikë

Sarandë, plagosje me thikë në lagjen nr.1. Ngjarja para...

Meloni falënderon kryeministrin Rama për protokollin për migrantët

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka falënderuar kreun e...

Sulmi me tritol ndaj lokalit të Noizy, vijon procesi për Laert Haxhiu

Në Gjykatën e Posaçme janë paraqitur këtë të mërkurë...