“Të dëshpëruarit bëjnë gjëra të dëshpëruara”, Shalsi për Kotin: Nuk gjeti kurajo t’i thotë ambasadores Kim pse mbështet ‘non-gratën’

Më datë:

Kryetari i Komisionit të ekonomisë foli në një prononcim për mediat për nënkryetaren e këtij Komisoni dhe njëkohësisht deputeten e PD Sorina Kotin ku tha se “ajo nuk gjeti kurajon t’i thotshte ambasadores së SHBA Yuri Kim” se pse ende mbështet Sali Berishën, të cilin Shalsi e cilësoi vetëm si “non-grata”.

Shalsi tha se “Koti është pjesë një kontigjent politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga një partner strategjik si SHBA”.

“Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik.

Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara”, u shpreh Shalsi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...