Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Berisha thirrje NATO-s dhe SHBA: Ndihmoni Shqipërinë për të kapërcyer agresionin

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat i ka bërë thirrje NATO-s të ndihmojë Shqipërinë në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit.

“Shtoj këtu se për këto akte të shtrira në vite, në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar, asnjë të burgosur, ndonëse përbënin dhunim të rëndë të ligjeve të vendit.

Dënoj me forcën më të madhe tenderat korruptive të ndërtimit dhe mbrojtje së këtyre sistemeve, përpjekje për të ndërhyrë sistemet në Kosovë, por mbrojtja e tyre ka qenë e shkëlqyer se s’ka lejuar penetrimin e këtyre në sistem.

Sepse 200 mln euro të shpenzuara në Shqipëri përfunduan në xhepat e gjeliqeve, baxhanakëve me shokë dhe s’kanë përfunduar te teknologjia mbrojtëse dixhitale.

Përpjekjet për të fajësuar kompaninë amerikane, janë përpjekje për të mbuluar vjedhjet që kanë bërë.

I bëj thirrje NATO-s, SHBA, me një ekip të gjithëanësh, me specialistë të fushave të ndryshme, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri.

Dënoj gjithashtu përdorimin e sistemeve kundër sistemeve të Kosovës.”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Zvërneci”/ Dita e 6-të e protestës, tubime në Tiranë dhe rrethe

Ka nisur protesta e radhës qytetare kundër investimeve në...

Rama “sy m’sy” me banorët e Zvërnecit për projektin

Këtë të premte, 5 qershor, kryeministri Edi Rama zhvilloi...

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...
LIVE TV