“Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se kudo”, Berisha akuza bordit të transparencës: Po përdoret nga Rama për dy qëllime madhore

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar sot gjatë konferencës me gazetarët se bordi i transparencës është duke i shërbyer kryeministrit Edi Rama dhe interesave të tij, teksa shton se çmimi me të cilin shitet sot nafta në vendin tonë, është më i lartë në botë.

“ E vërteta është që naftën, qumështin, djathin, bukën, vajin, Edi Rama po i përdor për dy qëllime madhore, pasurimin e tij dhe kleintelës, varfërimin e qytetarëve.

Dje nafta ka qenë, ka disa ditë, që është në bursë nën çmimin që ka pasur para luftës, sepse Biden urdhëroi hapjen e rezervave të naftës që SHBA… përgjysmimi i akcizës së naftës do jetë masa më e parë që do marrë qeveria e ardhshme, subvencionime i plotë i biletave të transportit.

Sot ky bord që mbron interesat e Ramës dhe klientelës së tij, cakton një çmim të paktën 50% më të lartë se sa duhet të jetë në proporcion me bursën, në SHBA çmimi ka zbritur në 1 dollarë, në Shqipëri vijon në nivelet më të larta në botë. Kontrabanda e naftës është një nga shkaqet e tregut të deformuar”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarr në banesë në Kosovë kthehet në tragjedi familjare

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë,...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kampionati Evropian i xhudos tashmë ka filluar, ku në...

Këlliçi: Rama në Paris për festë private, ndërsa vendi përballet me çështje në NATO

Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca...

Kontrolle në Zubin Potok, policia e Kosovës zbulon armatime të shumta në banesa dhe vende të fshehta

Në gjashtë raste të ndara, Policia e Kosovës më...