7.5 C
Tirana

Itali, shembet një karusel fluturues në provincën e Napolit, mes të plagosurve edhe fëmijë

Më datë:

Provinca e Napolit ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e kaluar, ku një karusel fluturues u shemb tërësisht.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se punonjësit e shëndetësisë dhe karabinierët e Compagnia di Nola kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje duke shpëtuar kështu të gjithë qytetarët që po argëtoheshin në park.

1657528000838 Rainewseffcdaccccdafdfef

Mes të lënduarve gjendej edhe një vajzë 12-vjeçare, e cila është nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, mediat italiane nuk raportojnë të ketë viktima.

Rrëzimi i karuselit fluturues ndodhi kur sapo kishte nisur rrotullimi për t’u ngritur lart dhe  shpejtësia ishte e ulët, krahasuar me maksimalen e fluturimit.

“Çudi që nuk ka pasur viktima”, komentojnë sot banorët e lagjes, duke vëzhguar grumbullin e llamarinave dhe sediljeve të shembura.

Karuseli së bashku me lodrat e tjera ishte vendosur pak ditë më parë me rastin e festës së Madonna delle Grazie, “që bëri mrekullinë”, thotë një plakë duke bërë shenjën e kryqit.

1657528076126 Rainewseebcedafacecadbc

Nga ana tjetër, ushtarët e stacionit Palma Campania dhe njësisë hetimore Castello di Cisterna po hetojnë për zbulimin e shkakut të aksidentit, shkruan Rai News.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...