2.5 C
Tirana

Pak orë para protestës, Berisha flet për skenarë: Sot inaugurimi, do të ndalet vetëm kur…

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti edhe njëherë thirrjen për qytetarët që t’I bashkohen sot opozitës në shesh përpara kryeministrisë në protestën e parë kundër kreut të qeverisë, Edi Rama.

Duke folur për mediat në mjediset e Kuvendit, ai tha se si çdo protestë edhe kjo e sotmja ka skenarin e saj.

“Kundër politikës së çpopullimit të Shqipërisë, kundër manipulimit të votës dhe sistemeve elektorale, protestojnë fuqishëm mbarë shqiptarët.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe ftesën time për qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë të bashkohemi në orën 7 para kryeministrisë për të shprehur me protestën tonë vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i kleptokratik i Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

Cili është skenari i protestës?

Protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do ta tolerojnë më këtë regjim.

Do vijojnë protestat?

Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...