0.5 C
Tirana

Kuvendi fut në rend dite ratifikimin e protokolleve për anëtarësimin e 2 vendeve në NATO, Alibeaj shpreh dakordësi: Mos zvarrisni as rezolutën tonë për…

Më datë:

Kuvendi ka futur në rendin e ditës së seancës së sotme plenare diskutimin dhe më pas ratifikimin e me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Kërkesa u bë në Kuvend nga Partia Socialiste, me firmën e 30 deputetëve. Kërkesa e socialistëve u miratua edhe me dakordësinë e demokratëve.

Në fjalën e tij në Kuvend, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Grupi Parlamentar i PD është pro anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Gjithashtu ai kërkoi që të mos zvarritët më futja rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë.

“Garancitë e lirive të drejtave , padyshim si gjithmonë grupi parlamentar  i PD është pro që të futen në rendin e sitë dhe po  them që tani votën tonë pro për këto dy protokolle.

Dua të them që në datën 27 ja është paraqitur një projekt-rezolutë lidhur me dënimin  gjenocidit serb në Kosovë, u bë e disata herë që e kërkoj dhe ashtu si vullnetin pro për aderimin e dy vendeve në NATO në frymën  e ruajtjes së vlerave kryesore të individit Është detyrim i çdokujt që të mos e shtyni më atë rezolutë që kemi kërkuar ne.”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Plagosje fatale në Kavajë, 47-vjeçari ndërron jetë”

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj...

Qofte me lëng

Përbërësit: 500 g mish i grirë, 2 qepë mestare ose 1...

Reagon Komuniteti Mysliman: Gaz lotsjellës te Namazgjasë, besimtarët u dëmtuan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen...