20.5 C
Tirana

Meta kopjon Tik Tok, shton opsionet për Instagram dhe Facebook

Më datë:

Meta po ndjek hapat e Tik Tok dhe ka lajmëruar ndryshimet e reja që do i shtohen platformave Instagram dhe Facebook.

Mes tyre, më mbresëlënësi është Sound Sync në Facebook dhe zgjatja e një videoje Instagram Reel deri në 90 sekonda, nga 60 që ishte më parë.

Opsione të tjera krijuese për audio, shabllone të gatshme janë tashm të disponueshme për ta shndërruar Reels në një seksion më përfshirës.

Ato ekzistuese që përdoren për InstaStory do të integrohen në Reel.

Për shembull, mund të ngarkosh një audio të zgjedhur që do të thotë se duke shkuar në galerinë e fotove, mund të përdorësh materialin zanor nga një video të paktën 5 sekonda të gjatë.

Instagram po prezanton shabllonet që do të lejojnë përdoruesit të krijojnë Reels njësoj si ato që kanë parë për ta pasur më të lehtë me to.

Por me të, ata mund të aksesojnë si sekuencën audio dhe video e kjo jep mundësi për të krijuar formate më të ndërlikuara, por me përmbajtje tjetër.

Facebook Reels ka gjithashtu disa përditësime, ku i pari, Sound Sync lejon sinkronizimin e videove me një këngë të preferuar.

Gjithashtu do të bëhet e mundur mbivendosja e zërit (voiceover), një tjetër opsion i famshëm në Tik Tok.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lufta tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës zbret në porte

Kina ka vendosur tarifa të reja për anijet amerikane...

Revolucion në komunikim: BE heq tarifat roaming për Shqipërinë nga viti i ardhshëm!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi...

Forumi i Investimeve| Rama merr fjalën në aktivitetin për Inteligjencën Artificiale

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë këtë të martë,...

Miqësorja “Shqipëri-Jordani”, ja akset rrugore që do të bllokohen

Miqësorja që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në...