5.5 C
Tirana

Vivo sjell telefonin e ri të mençur X80 Pro

Më datë:

Kompania Vivo ka prezantuar telefonin më të ri të mençur – e ai është X80 Pro.

Ndryshimi më i theksuar harduerik tek modeli X80 Pro, është sensori i madh i ndjeshëm në prekje që është i integruar në ekran.

Sipërfaqja aktive është më e madhe në raport me sensorët që janë pjesa kryesore e telefonave Android, që do të thotë që X80 Pro do të hapet më lehtë pa pasur nevojë të shikohet në ekran.

Vivo është i njohur për kamera të mira, kurse X80 Pro është bërë me kamerë Zeiss, ku kryesorja i ka 50 MP e kamera selfie i ka 8 MP.

Specifikat e tjera për telefonat android të këtij viti, X80 Pro e vë në funksion procesori 8 Gen 1, i ka 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Aty është ekrani prej 6.7-inç OLED me rezolucion 1.440p dhe frekuencë freskimi prej 12 Hz. Ka bateri prej 4.700 mAh që përkrahet nga mbushësi 80W, por aty është edhe mbushësi pa tela prej 50W.

Çmimi tani për tani nuk dihet, por se ky telefon i mençur do të jetë i disponueshëm në tregun e Evropës, Indisë dhe Azisë Lindore. /Telegrafi/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...