9.5 C
Tirana

Libi, 5 civilë të plagosur gjatë sulmit të forcave të Haftarit në Tripoli

Më datë:

Pesë civilë, duke përfshirë tre fëmijë, u plagosën në një sulm me mortaja nga forcat besnike të komandantit renegat lindor të Libisë, Khalifa Haftar në kryeqytetin Tripoli, bëri të ditur qeveria libiane.

Viktimat pësuan të hënën vonë kur një predhë goditi lagjen Abu Salim në kryeqytet, qendra e mediave të “Operacionit Vullkani i Tërbimit” të qeverisë, thuhet në një deklaratë.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar e njohur ndërkombëtarisht me qendër në Tripoli (GNA) është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, duke shkaktuar vdekjen e mbi 1.000 personave.

Që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi janë shfaqur dy qendra të pushtetit: Haftari në Libinë lindore, i mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Më 12 janar, palët në konflikt njoftuan një armëpushim si përgjigje të një thirrje të përbashkët nga Turqia dhe Rusia.

Bisedimet për një armëpushim të përhershëm, të organizuar nga Rusia më 14 janar, u treguan jokonkluzive pasi Haftar u largua nga Moska pa nënshkruar një marrëveshje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...