Polonia e gatshme të luftojë nëse sulmohet nga Rusia

Më datë:

Polonia është e gatshme të luftojë nëse Rusia e sulmon, ka thënë të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi, Lukasz Jasina.

Sipas tij, edhe NATO-ja është e gatshme t’i përgjigjet agresionit rus, raporton “Ukraine Now” në Telegram.

”Jemi gjithmonë të gatshëm për këtë. Jo vetëm ne, por edhe aleatët tanë. Të gjithë anëtarët e NATO-s janë të gatshëm.

Neni 5 i Traktatit të Washingtonit thotë se agresioni kundër çdo vendi të NATO-s është agresion kundër të gjithë Aleancës.

Dhe nëse Vladimir Putin fillon një agresion kundër Polonisë, Lituanisë, Letonisë, Estonisë apo Finlandës, nëse kërcënon NATO-n, do të jetë një vijë e kuqe për të gjithë ne. Por do të doja që Vladimir Putin të mos fillonte më kurrë ndonjë agresion”, ka thënë Jasina.

Rusia ka kërcënuar Finlandën dhe Suedinë për shkak të synimeve të tyre për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...